INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Simptomat e sëmundjeve të maces

Simptomat e sëmundjeve të maces

Publikuar më: 10:45 29-05-2016
Kushdo që ka një kafshë në shtëpi kujdeset në mënyrë maksimale për shëndetin e tij ose të saj, por a e dini që armikun kryesor për shëndetin e maces tuaj e keni pikërisht brenda në shtëpi?
Fatkeqwsisht shumë shtëpi në vëndin tonë kanë lagështirë dhe ajo shkakton 90% të sëmundjeve në lëkurën e maceve.
Sëmundjet mykotike janë ato që zënë këtë 90% dhe ato mund të jenë Aspergiloza, Mykosporum dhe Trikofitoza. Ajo që pronari vë re te macja është se asaj fillojnë i bien qimet dhe krijohen disa zona rrethore pa qime. Nëse i vini re këto atëherë duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku veteriner. Veterineri do të jetë ai i cili do të bëjë diferencimin e sëmundjes dhe natyrisht mjekimin specifik. Mjekimet mund të jenë anti-mykotikë, të cilat janë tableta që jepen nga goja ose shampo mykotike, të cilat përdoren rregullisht te macja. Nëse macja juaj ka një nga këto sëmundje duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me kontaktin që keni me të dhe ky i fundit të jetë sa më i rrallë deri në momentin që mjekimi të jetë drejt përfundimit ose të ketë mbaruar. Kurimi i këtyre sëmundjeve zgjat deri në një muaj ose një muaj e gjysëm. Ajo konsiston në dhënien e tabletave çdo ditë dhe larje me shapo mykotike një herë ose dy herë në javë. Arsyeja pse duhet të tregohemi të kujdesshëm është se këto sëmundje janë ngjitëse për njerwzit: Do të dalloni që në trup krijohen disa zona rrethore të skuqura ku një dermatolog e konstaton që është myk. 
Fatkeqwsisht nuk ka parandalim për këto sëmundje, prandaj duhet të tregohemi sa më të kujdesshëm. Sëmundjet mykotike kanë një problem, duke qenë se janë infeksione sistemike (d.m.th. kalojnë në gjak), ato lënë mbetje dhe mund të rishfaqen me kalimin e kohës. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034728050231934