INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Simptomat që tregojnë se vuani nga gurët në veshka

Simptomat që tregojnë se vuani nga gurët në veshka

Publikuar më: 10:45 23-03-2016

Në përgjithësi formimi i gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të dukshme paralajmëruese.

Pacienti mund të ndjejë dhimbje të forta që fillojnë nga fundshpina dhe më pas kalojnë në të gjitha gjymtyrët, duke vështirësuar lëvizjen. Dhimbja me kalimin e kohës bëhet shumë e fortë dhe e padurueshme.

Një tjetër simptomë e dukshme është edhe djegia e urinës, teksa në shumë raste ajo shoqërohet edhe me gjakrrjedhje.

Nuk janë të pakta rastet kur shoqërohet edhe me temperaturë të lartë, me debulesë trupore, probleme me përqendrimin, si dhe në raste të caktuara pacientit i krijohet edhe ndjesia e të përzierave.

Këto simptoma mund të mos shfaqen njëherësh të gjitha tek pacienti.

Article Logic
Execution time: 0.0033669471740723