Pas simulimit të bërë nga ish-futbollisti i Realit, thuajse nuk ka ngelur njeri pa u tallur me të në Portugali. Ky veprim është bërë nga Fabio Koentrao, gjatë ndeshjes Benfika-Sporting.
Gjatë ndeshjes, teksa futbollisti i Sportingut po kryente një rivënie anësore, tifozët e skuadrës tjetër filluan të hidhnin disa objekte kundër tij. Pavarësisht se asnjeri nga objektet nuk e goditi, ajo që ra më shumë në sy ishte simulimi që futbollisti bëri.
Edhe pse nuk u prek nga këto objekte, filloi të mbante kokën me dorë e të çalonte.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: