Si duket çifti është lodhur nga këto ditë në Shqipëri dhe kanë vendosur të largohen.
Ata, këtë herë, kanë nisur pushimet më shpejt se herët e tjera dhe këtë e kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre. Sinani dhe Andrra janë vendosur në një resort luksoz në Turqi bashkë me djalin e tyre teksa po shijojnë dhe motin e mirë. Ndoshta këngëtari po ëkërkon të marrë energji para se të nisë sezoni i ngjeshur i verës me koncerte.