Sot është një ditë e shënuar për Sinan Hoxhën dhe bashkëshorten e tij Andrrën, pasi djali i tyre Ansi feston ditëlindjen e tij të parë. Sinani dhe Andrra janë kujdesur që organizimii ditëlindjes së parë të djalit të tyre të ketë çdo detaj përrallor.
Ata këtë gëzim familjar e kanë ndarë edhe me të tjerët, duke uruar përmes postimeve në rrjetet sociale djalin e tyre, Ansin.
Por për të theksuar edhe njëherë rëndësinë e kësaj feste, dy prindërit e Ansit, përveç miqve më të afërt, kanë ftuar edhe një pjesë të mirë të botës së showbiz-it.
Ja disa nga personazhet publik që morën pjesë në këtë mbrëmje të veçantë: