Këngëtari i njohur i muzikës popullore është bërë baba për herë të parë.
Është vetë Sinani që e ka konfirmuar lajmin duke postuar në rrjetet sociale foton e parë të djalit të tij. Ai është shprehur edhe në mbishkrim duke thënë se kjo është “ndjenja më e bukur në botë” dhe se është thjesht “pa fjalë” në këto momente. Vogëlushi do të quhet Anis, dhe duket se për këtë emër janë bashkuar dy emrat e prindërve të tij, Andrra dhe Sinan. Bëhet me dije nga faqja e Olti Currit se vogëlushi ka lindur në orët e para të ditës së sotme, saktësisht në orën 02:00 në Hamburg të Gjermanisë. Me jetë të gjatë!