Si e festuan Shën Valentinin Sinan Hoxha dhe Andrra, jeni kuriozë ta zbuloni? Do thoni me vetë një Shën Valentin si të gjithë të dashuruarit e tjerë! Ndoshta mund të keni të drejtë, por e veçanta e çiftit Andrra-Sinan në këtë mes ishte romanticiteti.
Edhe pse Andrra me Sinani nuk janë shumë “tipa Instagrami”, janë një çift shumë simpatik dhe goxha të komentuar në mediat rozë.
Si e festuan çifti Shën Valentinin? Edhe pse mundohen të jenë goxha të rezervuar në jetën e tyre private, Sinani i ftuar në emisionin “Thumb”, për herë të parë ka treguar detajet e natës së Shën Valentinit duke u shprehur se ai dhe Andrra shkuan në hotel.
"Hëngrëm darkë, pimë një gotë verë. Shkojmë në ndonjë hotel të mirë, jo në shtëpi se është monoton. U ngjitëm lart në hotel, u futëm në dhomë. Zhvishemi se jemi të lodhur, bëjmë një dush, shtrihemi në krevat...piiiip", tregoi këngëtari.