INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindi e ironizoi për këtë DETAJ, Arjan Konomi i kthehet KEQ: Po kjo shimpanzeja…

Sindi e ironizoi për këtë DETAJ, Arjan Konomi i kthehet KEQ: Po kjo shimpanzeja…

Publikuar më: 15:34 19-09-2021

Sindi Loci ishte një nga konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen”. Gjatë kohës që ishte në emision, ajo nuk i pati të pakta debatet, jo vetëm me konkurrentët por edhe me opinionistin Arjan Konomi.

Mirëpo, hatërmbetjet vazhdokan edhe pas “Për’puthen”. Sindi postoi para pak ditësh një Instastory, që dukej si thumb për pamjen e re të Arjan Konomit në nisjen e sezonit të ri, me flokët e tij të lyer. Edhe në një intervistë në Kosovë, Sindi imitoi opinionistin, dhe autoren e programit, Olsa Muhametin.

 

Nga ana tjetër, Arjani nuk e ka lënë pa përgjigje. Ai ka ndarë një video nga vendet tropikale ku ka pushuar gjatë gushtit duke u shprehur: “Nëse krokodili ngjante me Mevlanin po kjo shimpazeja e xhunglës me kë ngjan ?… më ndihmoni pak për emrin se s’po më vjen”. Dhe sigurisht që në komentet më të shpeshta të ndjekësve, shihet vetëm një emër: Sindi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385