Sindi, njëra prej vajzave të Përputhen, është ulur në makinën e së vërtetës dhe ka treguar më shumë rreth raportit që ka me konkurentët e tjerë në emision, pëlqimet apo edhe momentet e sikletshme.
Ajo është pyetur se për cilin nga djemtë është bërë xheloze dhe Sindi ka përmendur Muratin me të cilin ajo ka pasur disa takime dhe duket se mes tyre ka lindur diçka. Ndërsa sa i takon meshkujve që e kanë bërë të ndihet më keq, ajo ka përmendur Mevlanin.
Sindi ka treguar gjithashtu se është penduar për mënyrën se si i ka folur Melisës dhe nëse do të kthehej mbrapsht nuk do ta bënte një gjë të tillë.
Ajo tha se u tregua shumë impulsive dhe për këtë nuk është aspak krenare. Kujtojmë se Sindi ka pasur disa takime me disa djem, por duket se së fundmi është fokusuar tek Murati dhe mesa duket ka një lloj pëlqimi mes tyre.