Dy ditë më parë Atdheu u largua përfundimisht nga “Përputhen”, së bashku me Sarën. Dyshja dolën bashkë si çift, për ta vazhduar njohjen edhe jashtë.
Në puntatën e sotme të “Përputhen” Sindi i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj për ish-konkurrentin. Sipas Sindit, Atdheu ishte rikthyer në program vetëm për hakmarrje dhe për të nxjerrë fytyrën e vërtetë të personazheve në studio.
“Ishte diçka komplet e stisur për hakmarrje dhe për t’u çjerrë maskën të gjithë personave që këtu mbase shfaqen ndryshe, mbulohen dhe viktimizohen pas situatave të ndryshme, gjë që është e vërtetë dhe dalin si viktima para publikut. Si rasti i Antonelës me Locon dhe Atdheun. Mendimi im është se ai u rikthye pikërisht për këtë gjë. Kthimi i tij ishte për t’i treguar publikut dhe të gjithë neve këtu se kush janë fytyrat e vërteta të disave. E tregoi duke bërë lojën e tij”, u shpreh ajo.