INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindi rikthehet dhe përballet me Julin pas “sherrit”: Nuk u mërzita për vajin e Borshit, por…

Sindi rikthehet dhe përballet me Julin pas “sherrit”: Nuk u mërzita për vajin e Borshit, por…

Publikuar më: 21:54 21-02-2021

Sindi është rikthyer pas një jave pezullim, në studion e PërPuthen, pas debatit që kishte me Mevlanin dhe me Julin.

 Ajo u ka kërkuar falje të gjithëve ndërkohë, ajo i ka dhënë edhe një përqafim Muratit. Më tej e ka uruar këtë të fundit edhe për ditëlindje, gjë që nuk arriti ta bënte në puntatën më parë për shkak se u largua nga skena.

“Jam rikthyer dhe ishte një javë le të themi me reflektime. Ndihem mirë që jam këtu prapë. Si fillim doja të kërkoja një falje shumë të sinqertë të gjithë konkurrentëve, produksionit, Top Channel. Për sjelljen time të ekzagjeruar. Nuk u ndjeva mirë, as unë kur i pash. Duhet ta kisha përballuar ndryshe. Doja ti kërkoja falje edhe Muratit se kishte edhe ditëlindjen atë ditë. Si dhe ishte takimi jonë. Nëse mundem ti ofrojë një përqafim. Jam shumë më e qetë.”

Sindi ka kërkuar falje për largimin nga studio, por gjithashtu i ka kërkuar dhe disa shpjegime Julit. Ky i fundit është shprehur se komenti‘Vaj i Borshit’ishte në një formë batute ndërkohë që situata agravoi për keq.

Në bisedën sqaruese mes Sindit dhe Julit u fol edhe për ‘fjalën’ perversitet ku Juli ka shpjeguar se këtë ai e ka thënë pasi kështu i duket kur shikon dikë që puthet në takim me një djalë dhe më pas shkon sërish me një tjetër.

Sindi: Si je Juli?

Juli: Pasi e mendova të gjithën. Nga tre katër pikëpamje në ditë të ndryshme me energji të ndryshme. E pashë edhe në një mënyrë të thellë edhe në një mënyrë të cekët. Të gjtiha këto. Mendoj se nuk kam asnjë opinion. Ta le ty.

Sindi: Ashtu si e ke parë ti edhe unë e kam parë. Dola nga vetja për një herë të dytë. Dhe vura re se ishte tamam me kornologjinë e ngjarjeve. Që më the do dalësh me 4-5 djem dhe tu dukte perverse. Më pas ishte batuta e vajit. Nuk më ofendoi aq shumë batuta e vajit. Më preku pjesa që më the se të duket cdo gjë perverse. Dua të të pyes dhe do të kërkoj falje publike nëse më argumenton se cfarë unë kamë bërë përverse se është fjalë e rëndë.

Juli: Pervers është edhe një njeri që do të lidh dikë në krevat por nuk është gjë e keqe. Kshtu që…

Sindi: Është një fjalë me konetacion negativ. Është si të jesh një njeri që skam dal me këto djem të kem bërë gjëra të turpshme. Më the se isha perverse dhe më preku shumë. Doli ajo 4-5 veta. Kur the vaj Borshi qeshëm të dy. Duke të thënë ma shpjego. Nëse do e kishe thënë batutën në fillim do e kisha marrë me të qeshur. Por erdhi pas atyre.

Juli: Fjalët nuk kanë as konetacion dhe varet si i zgjedh ti. Që ditën që erdha unë. Me puthje me ca ka ndodhur. Të thash që është shoë. Mund të bësh ç’të duash. Asgjë nuk është normale edhe po të shanë… ke pranuar që të dalësh. Deh duhet ta pranosh. Do më shash por të ngrihesh të ikësh të kërcënosh këto janë….

Sindi: Jam një vajzë e thjeshtë dhe kam ardh në një emision. Ku e ke parë perversitetin tim?

Juli: Unë erdha të gjej një të dashur dhe jo të puth cdo kënd. Më pëlqen ky më pëlqen dhe ky tjetri më pëlqen edhe ai…

Sindi: Më bëre cudi se ke shpërndarë edhe meme.

Juli: Nuk u ofendova kur më the shpellar.

Sindi: Ku e pe perversitetin tim?

Juli: (fishkëllen) E ke parasysh penalltinë dhe për herë të parë të dytë të tretë dhe e fut pesë herë. Të dalësh me njërin ta puthësh dhe të thuash të dal me një tjetër. Kjo më duket perverse.

Sindi: Është edhe momenti ku Murati ka ditëlindjen dhe ti ishe me kokë poshtë.

Juli: Cpunë ke ti. Ti nuk ishe aty. Ti u ngrite ike. Ti the o unë o ti dhe ike. Ike apo nuk ike?

Sindi: Shkaku ishte Juli me batuat.

Article Logic
Execution time: 0.0021390914916992