Sindi është kthyer një ndër konkurrentet më të komentuara të “Përputhen”. Ajo është shumë aktive dhe në rrjete sociale, ku nuk i kursen bashkëbisedimet me ndjekësit.
Së fundmi një prej tyre e ka pyetur përse nuk del nga “Përputhen” me Muratin, për të cilin është shprehur se ka ndjenja. Mirëpo, Sindi ka treguar se ajo nuk është e dashuruar, prandaj për të është ende herët të dalë me dikë.
“Unë nuk jam e dashuruar ende me dikë aty, ndryshe do të shihnit Sindin duke e marrë përdore e duke dalë nga emisioni”, ka shkruar ajo.