INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindi zbulon PSE u largua nga 'Përputhen': 'Jam ndjerë e përdorur nga Murati'

Sindi zbulon PSE u largua nga 'Përputhen': 'Jam ndjerë e përdorur nga Murati'

Publikuar më: 12:28 20-05-2021

Sindi ka folur për herë të parë pas largimit nga "Përputhen", e ftuar në "Shqipëria live". Sindi tha se një nga arsyet kryesore ishte sezoni i provimeve dhe udhëtimi drejt një shteti tjetër ku duhet të qëndronte në karantinë.

 

Ish-konkurrentja u shpreh se kishte momente kur i rrahu zemra, por asnjë prej njohjeve nuk shkoi në fazën që të krijohej një lidhje dashurie.

"Një ndër arsyet kryesore është se jam në sezon provimesh, në vitin e fundit dhe duke i dhënë më shumë kohë vetes, kisha një provim të hënën dhe u njoftova nga universiteti, më thanë pastaj që tampon nuk është i vlefshëm dhe duhet të qëndroja 2 javë në karantinë. Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla. Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do bënte ndryshim. Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje. Ka qenë Murati dhe Loco. Muratin nuk ma morën se nuk ishte kurrë i imi. Jam ndjerë e përdorur nga Murati. Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndjeja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte", u shpreh Sindi.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559