INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindikalistët, kërkojnë rritjen e pagës minimale në privat

Sindikalistët, kërkojnë rritjen e pagës minimale në privat

Publikuar më: 16:28 10-02-2017

Paga minimale për punonjësit në biznesin privat lë për të dëshiruar dhe për këtë sindikalistët i kanë bërë një kërkesë qeverisë. Kjo kërkesë vjen në kohën kur pritet të hyjë në fuqi dhe vendimi për rritjen e pagës minimale në administratë.

Rritja pritet të jetë 1000-2000 lekë ndërsa propozimi është kundërshtuar nga biznesi fason. Në taki morri pjesë dhe Ministri Klosi që tha se është në fazën e negociatave më grupet e interesit që ky propozim të diskutohet dhe miratohet në Këshillin kombëtarë të punës.

“Në javët në vazhdim, ne do të kemi këtë vendimmarrje së bashku me sindikalistët dhe punëdhënësit për të pasur një rritje të pagës minimale në vendin tonë. Kemi kërkesa të vazhdueshme nga bizneset e mëdha fason, të cilët nuk kërkojnë rritje shumë të madhe të këtij niveli, pasi kjo do të ndikonte në tregun rajonal të punës.” tha Klosi.
Ndërsa sqaroi dhe disa element të tjerë që përfshihen në Kodin e ri të Punës, që hyri në fuqi pak kohë më parë, që sipas tij ai parashikohen të drejtat e punëdhënësve sidomos ata që punojnë natën, për çdo 6 orë punë, një punonjës duhet të pushoj 20 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.0040981769561768