Dy ditë më parë ishte tepër dinamike në “Për’puthen” dhe shkak u bë një debat mes Melisë dhe Sindit që çoi në largimin nga studio të Melisës.(lexo ketu)
Gjatë përballjes së djeshme në studio, Sindi nuk i tërhoqi fjalët e thëna dhe nuk pranoi t’i kërkonte falje Melisës, e cila vendosi ta kalonte me sportivitet situatën pavarësisht ofendimit, duke u shprehur:
“Nëse njerëzit mendojnë që unë e le për një kafe, do t’i them që tani do e le për dy, do e marr me sportivitet.”
Mirëpo, Sindit nuk i ka dalë ende inati dhe ka nisur me thumbat në rrjete sociale.
Gjatë emisionit, ajo ka pretentuar se të gjithë e shohin si delikate dhe të pambrojtur, mirëpo konkurrentja ka dashur t’i bëjëtë ditur të gjithëve se është një bombë.
Në videon e fundit në llogarinë e saj, Sindi ka shkruar:
“Ajo nuk ishte delikate si një lule, ajo ishte delikate si një bombë.”- fjalë me të cilat sigurisht që i referohej vetes së saj.