INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindroma Down, paketë analizash falas për zbulimin e sëmundjeve të bebeve që në embrion[FOTO]

Sindroma Down, paketë analizash falas për zbulimin e sëmundjeve të bebeve që në embrion[FOTO]

Publikuar më: 11:52 21-03-2019

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, Ministria e Shëndetësia ka dhënë një lajm të mirë për të gjitha vajzat që duan të bëhen nëna. Një paketë e rëndësishme analizash për AND-në do të kryhet falas. Falë këtyre analizave do të zbulohet nëse fëmija ka predispozitë apo ka Sindromën Down. Analizat do të kryhen paralindjes. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli për rijetësimin e Laboratorit të Diagnozës Molekulare.

“Rijetësimi i laboratorit të Diagnozës Molekulare në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldine’, bën të mundur realizimin e disa analizave shumë të rëndësishme përsa i përket diagnozve prenatale. Mbështesim sa më shumë zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve, por edhe të familjeve, duke ofruar këto analiza të cilat deri dje paguheshin, sot janë falas, nëpërmjet sistemit të referimit dhe protokolleve të miratuar në sistemin publik”, sqaroi ministrja.
Aparaturat e instaluara në këtë laborator, do të ofrojnë 4-fishin e analizave të diagnozës prenatale. Me një investim prej 12 milion lekësh nga buxheti i shtetit në aparatura dhe në kite-reagentë, laboratori i gjenetikës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është i vetmi laborator publik që do të kryejë analizat e diagnozave prenatale si Trisomia 21, ose siç njohet ndryshe Sindroma Down, Fibroza cistike, Talasemite major dhe kryerja e AND-së për patologji të tjera që diagnostikohen që në barkun e nënës.

ook.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883