INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindroma e rrallë, vogëlushi rrezikon të humbasë gishtin pasi i ngec te floku i mamasë [FOTO]

Sindroma e rrallë, vogëlushi rrezikon të humbasë gishtin pasi i ngec te floku i mamasë [FOTO]

Publikuar më: 10:53 14-02-2017

Një fëmijë dy muajsh nga Kina për pak humbi gishtin e madh të dorës pasi ngeci në një fije floku.

Pikërisht ashtu! Një fije e vetme floku nga koka e mamasë së tij u lidh rreth gishtit të vogëlushit dhe ngeci për plot 5 ditë pa u vënë re nga prindërit. Përgjatë këtyre ditëve gishti i tij u fry shumë duke arritur në dyfishin e përmasës së tij reale. Për fat të mirë situata u kap nga doktorët në momentet e fundit dhe arritën ta hiqnin fijen e flokut me ndërhyrje kirurgjikale dhe pa e prerë gishtin. Doktorët treguan se fija e flokut ishin lidhur aq fort rreth gishtit të vogëlushit sa kishte depërtuar nën lëkurë. Ky fenomen, i quajtur sindorma toe tourniquet, është i rrallë por mjekët kanë dhjetëra raste të tilla në vit dhe nëse nuk kapet në kohë mund të shkaktojë edhe humbjen e gishtit. Ata sugjerojnë mamatë që t’i mbajnë floëkt të shkurtra ose të lidhura ndërkohë që fëmijët e tyre janë ende shumë të vegjël. 

thumb.jpg

thumb2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034801959991455