INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindroma hikikomori, çfarë është, si të shpëtoni

Sindroma hikikomori, çfarë është, si të shpëtoni

Publikuar më: 11:10 07-05-2019

Me të vërtetë që adoleshentët janë shndërruar në zotër të pajisjeve teknologjike, por në të vërtetë janë vetëm viktima.

Të rinjtë e dinë shumë mirë sesi të përdorin aparatët teknologjikë si të navigojnë, por u mungon eksperienca si në jetën reale por edhe në jetën virtual, duke tejkaluar rreziqet me të cilat përballen.

Raporti i tyre me teknologjinë që ndonjëherë duket si një arratisje e sigurtë mund të shndërrohet në një problem të vërtetë, në një varësi e cila sipas ekspertëve njihet me emrin sindroma hikikomori. Një gjendje e tillë shpjegohet me situatën kur të rinjtë mbyllen në dhomën e tyre, refuzojnë cdo lloj ndihme, dhe e vetmja lidhje që kanë me botën është kompjuteri apo pajisje të tjera teknologjike.

Psikologët shprehen se sdoleshentët janë në kohën kur janë ende në kërkim të identitetit të tyre, dhe media u duket një mundësi për të eksperimentuar. Ata shpjegojnë se është mirë që ata të kuptojnë limitet por gabim është kur ata lihen vetëm.

Pasi sa më shumë kohë të kalojnë në rrjetet sociale shtohen rreziqet me të cilat mund të përballen.

Specialistët këshillojnë se mënyra më e mirë për të ndihmuar adoleshentët është dialogu, dhe një gjë të tillë më ëe pari duhet ta bëjnë prindërit.

Këta të fundit duhet të kuptojnë se largimi nga bota teknologjike nuk është zgjidhje, por në mënyrë miqësore të dijnë se cfarë janë duke bërë të rinjtë me botën virtuale.

Sindroma hikikomori është një fenomen që është zhvilluar fillimisht në Japoni.

Të rinjtë me një sindromë të tillë janë inteligjentë, por introvert, ndihen të ndryshëm, nuk e ndiejnë veten pjesë të shoqërisë, dhe mundohen të largohen duke u munduar të gjejnë hapësirën e tyre. Një izolim i tillë zgjat mesatarisht 3 vite por edhe më shumë, nuk duhet harruar se ka edhe 40-vjecarë që kanë mbetur të izoluar sepse nuk janë ndihmuar.

Article Logic
Execution time: 0.0016050338745117