INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindroma post-pushime? Si të gjeni energjinë

Sindroma post-pushime? Si të gjeni energjinë

Publikuar më: 11:25 13-09-2018

Kaluan edhe ditët e para të shtatorit, shumë prej nesh i janë rikthyer rutinës dhe punës, por temperaturat e larta na krijojnë ende iluzionin se pushimet ende nuk kanë përfunduar.

Dhe me siguri një ndjenjë e tillë ju trishton. Dhe si do të mund t’i shpëtoni sindromës post pushime. Por përpara se të dëshpëroheni duhet të keni parasysh se ky është momenti ideal për të ndryshuar rutinën tuaj.

Prandaj mos humbisni kohë psikologët kanë përcaktuar 8 pika kryesore sesi të mbani gjallë shpirtin e pushimeve dhe të keni përfitime.Kur ka qënë hera e fundit që keni vlerësuar qytetin ku jetoni?

Prandaj merrni hapin të vizitoni zonat ku nuk keni qënë asnjëherë, kjo do të na ndihmojë të ndiejmë më pranë pushimet.

Sipas studimeve që të rinisni me gjallëri ditët post pushimeve duhet të keni një mëngjes të ngadaltë, ushqehuni mirë dhe do të jeni plot energji gjatë të gjithë ditës.

Dhe e rëndësishme në këtë pike është të dimë edhe cfarë të hamë. Mos harroni frutat, perimet, qumështin, kafen apo edhe cajin jeshil.

Së katërti sipas ekspertëve ilaçi më i mirë për të kaluar sindromën e postpushimeve është të lexoni.

Së pesti neurologët këshillojnë që gjatë shtatorit të ndërmerrni edhe aktivitete fizike, thjesht një ecje apo të shkoni në punë me biçikletë.

Vlerësoni gjërat më të vogla të jetës tuaj mos i konsideroni si pjesë e rutinës.

E rëndësishme është të programoni kohën e lirë. Së fundmi psikologët vlerësojnë se ajo cka duhet të bëni për t'ju rikthyer punës është të rikujtoni ato detaje që ju kujtojnë pushimet sikundër është muzika apo aromat që ju sjellin pranë vendet ku kaluat verën.

Me këto këshilla tashmë jeni gati të lini pas krahëve sindromën e postpushimeve dhe të ndiheni gjithmonë pozitiv dhe në humor të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0039148330688477