Policët janë vënë në gjurmin të Sinead O’Connor pasi dikush nga familja e saj i lajmëroi ata se do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një urë në zonën e Çikagos.
Policët menjëherë lokalizuan një person i cili ishte shumë i ngjashëm me O’Conor por nuk ishte ajo.
TMZ ka arritur të sigurojë një audio të oficerëve të policisë të cilët thanë se nuk janë në një kërkim aktiv por gjithsesi janë në vëzhgim. Siç edhe është bërë e ditur, Sinead ka qenë duke luftuar me depresionin kohët e fundit. Kujtojmë që edhe muajin e kaluar ajo ishte raportuar e humbur nga miqtë dhe familjarët të cilët u frikësuan se mund të kishte bërë ndonjë vetëvrasje. Por më pas u gjet në një hotel në Chikago.