INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sinjalet e LSI-së drejt PS-së: “Rruga e përbashkët, por jo zgjedhje pa opozitën” [VIDEO]

Publikuar më: 16:11 29-03-2017

3 nga zërat më të rëndësishëm në Lëvizjen Socialiste për Integrim kanë dhënë mesazhe të rëndësishme mbi vazhdimësinë e koalicionit më Partinë Socialiste por dhe çështjen e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit. Monika Kryemadhi, Spartak Braho e Luan Rama kanë shtuar presionin mbi aleatin kryesor në qeveri, edhe pse duket se PS e LSI janë pranë firmosje së marrëveshjes parazgjedhore. Dhe këtë e bën publike Spartak Braho në një letër publike të quajtur “Refleksion” ku ka analizuar bashkëqeverisjen 4 vjeçare nga e majta.

Spartak braho:

"Koalicioni qeverisës PS-LSI të kalojë me prioritet në zgjidhen e çështjeve të papërfunduara, të kryejë reformën zgjedhore, reformën në drejtësi etj, të zgjidhë krizën që imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprerë. Besoj se për këto qëllime të mëdha edhe në të ardhmen këto dy forca politike të të majtës shqiptare kanë një rrugë të përbashkët"

Por ajo që ndan PS e LSI është pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje. Ndërsa Gramoz Ruci tha me bindje se socialistët do të shkojnë në zgjedhje, madje duke shtuar edhe mungesën e LSI, por sot Monika Kryemadhi ka një mesazh të qartë për qeverinë.

Monika Kryemadhi:

“Po s’është normale… Po s’hyri opozita në zgjedhje, s’ka më demokraci”. 

Në të njëjtën linjë me deputeten Kryemadhi është shprehur edhe numri një i grupit kuvendor të LSI Luan Rama.

Luan rama:

“Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen. Ulja e palëve në tryezë është drejtimi i duhur. Të mos ketë polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit”

E qershia mbi tortë e qëndrimeve të LSI-së ka qenë dhe takimi i sotëm të kreut të LSI-së Ilir Meta i cili u takua me drejtuesit e lëvizjes Zgjidhja në PS, Koço Kokëdhima, për ët diskutuar tejkalimin e krizës politike në vend

 

 

Sinjalet e LSI-së drejt PS-së: “Rruga e përbashkët, por jo zgjedhje pa opozitën”

3 nga zërat më të rëndësishëm në Lëvizjen Socialiste për Integrim kanë dhënë mesazhe të rëndësishme mbi vazhdimësinë e koalicionit më Partinë Socialiste por dhe çështjen e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit. Monika Kryemadhi, Spartak Braho e Luan Rama kanë shtuar presionin mbi aleatin kryesor në qeveri, edhe pse duket se PS e LSI janë pranë firmosje së marrëveshjes parazgjedhore. Dhe këtë e bën publike Spartak Braho në një letër publike të quajtur “Refleksion” ku ka analizuar bashkëqeverisjen 4 vjeçare nga e majta.

Spartak braho:

"Koalicioni qeverisës PS-LSI të kalojë me prioritet në zgjidhen e çështjeve të papërfunduara, të kryejë reformën zgjedhore, reformën në drejtësi etj, të zgjidhë krizën që imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprerë. Besoj se për këto qëllime të mëdha edhe në të ardhmen këto dy forca politike të të majtës shqiptare kanë një rrugë të përbashkët"

Por ajo që ndan PS e LSI është pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje. Ndërsa Gramoz Ruci tha me bindje se socialistët do të shkojnë në zgjedhje, madje duke shtuar edhe mungesën e LSI, por sot Monika Kryemadhi ka një mesazh të qartë për qeverinë.

Monika Kryemadhi:

“Po s’është normale… Po s’hyri opozita në zgjedhje, s’ka më demokraci”.

Në të njëjtën linjë me deputeten Kryemadhi është shprehur edhe numri një i grupit kuvendor të LSI Luan Rama.

Luan rama:

Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen. Ulja e palëve në tryezë është drejtimi i duhur. Të mos ketë polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit”

E qershia mbi tortë e qëndrimeve të LSI-së ka qenë dhe takimi i sotëm të kreut të LSI-së Ilir Meta i cili u takua me drejtuesit e lëvizjes Zgjidhja në PS, Koço Kokëdhima, për ët diskutuar tejkalimin e krizës politike në vend

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982