INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sinqeriteti i Monika Kryemadhit s'paska kufij, me Metën bëjmë dashuri jo politikë!

Sinqeriteti i Monika Kryemadhit s'paska kufij, me Metën bëjmë dashuri jo politikë!

Publikuar më: 21:50 21-03-2019

Monika Kryemadhi është dukur e sinqertë në Opinion, kur ka treguar se si kryetare e LSI ka 0 komunikim me Metën dhe tashmë vendimet dhe drejtimin e partisë e ka ajo.

Duke ju përgjigjur një ndërhyrjeje të Mustafa Nanos, Kryemadhi shtoi se me Ilir Metën nuk bën politikë, por dashuri.

'Ju i keni mundësi për të folur më shumë me Presidentitn. Si kryetare e LSI komunikimi me Presidentin është zero. Si familjarë flasim për fëmjjët. Të jeni të bindur që zoti Meta ka qenë kundër djegies së mandatve. Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, Muçi, nuk bëj politikë, bëj dashuri me Ilir Metën. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë vendimet', tha Monika Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0023248195648193