Ndonëse ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e lojës së ‘Big Brother Vip’, balerini Albi Nako është përfshirë në shumë situata brenda shtëpisë duke dhënë idetë dhe komentet e tij.
Pak orë para spektaklit të mbrëmjes së sotme, teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë me Romeon dhe Julin, ai ka bërë një parashikim të papritur duke thënë se lidhja brenda gjinisë do të thyente tabutë në shtëpinë më të famshme.
Në të njëjtin mendim ishte edhe Romeo, ndërsa Juli zgjodhi të mos komentonte. Albi u shpreh i bindur për parashikimin e tij.