INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas Armaldos ja kush duhet të ishin 3 finalistët e Big Brother VIP

Sipas Armaldos ja kush duhet të ishin 3 finalistët e Big Brother VIP

Publikuar më: 15:29 02-05-2023

Armaldo Kllogjeri ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku u shpreh se nuk po e ndjek shumë “Big Brother VIP”, por fansat i dërgojnë video të ndryshme.

Gjatë intervistës, Maestro tha se katër finalistët më të mirë nuk do ishin ata që janë tani. Sipas tij, Luiz Ejlli padyshim që do ishte në finale si dhe Olta Gixhari, ai vetë dhe Efi Dhedhes ose Kiara Tito.

“Nuk është se jam duke i ndjekur shumë, më sjellin fansat video të ndryshme. Kjo javë e fundit, është një javë relaksi për ta, por ka edhe momente që shprehin atë lojën pak të rëndë.

Finalistët më të mirë nuk do ishin ata që janë tani. Luizi pa diskutim që do ishte. Mendoj se në një format të tillë, e para duhet të japësh spektakël për publikun. E dyta duhet të japësh atë energjinë brenda shtëpisë që ta mbash publikun të karikuar.

Mendoj se finalistët do ishin Olta, Luizi, do isha unë dhe finalistin e katërt do isha mes Efit dhe Kiarës.

Finalistët e tjerë janë ata që nuk krijojnë situata vetë, por që kapen pas situatave të tjerëve”, tha Armaldo Kllogjeri.

Duke folur për Efin, Maestro tha se “është një vajzë që e shpreh mendimin e saj të lirshëm, nuk tërhiqet kollaj. Pranon humorin, krijon situata dhe debate, e merr vëmendjen e publikut”.

Ndërsa për Kiarën tha: “Ka pasur një pozicion shumë të vështirë. Kiara ka qenë në momente të vështira, kur të gjithë banorët i ktheheshin kundër. Kam qenë i vetmi banor që e kam mbështetur dhe dhënë kurajo. Ka qenë e vështirë për të, se duke e sulmuar të gjithë, ajo duhej të mbante atë qëndrimin shumë delikat, në sy të publikut në marrëdhënie me Luizin”.

Article Logic
Execution time: 0.0018570423126221