Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit “Gjon’s Tears” është një ndër arttistët më të komentuar të momentit për shkak të suksesit të padiskutueshëm që pati në Eurovizion duke përfaqësuar Zvicrën.
Këngëtari me origjinë shqiptare arriti të marrë vendine tretë në festivalin evropian të muzikës.
Ai ishte i ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Sheh, ku ka treguar se kënga fituese e Italisë nuk ishte e preferuara e tij, ndërsa kënga e Ukrainës po dhe sipas tij ajo këngë është fituese për të.
I pyetur se kush do të ishte këngëtari ose këngëtarja që Shqipëria duhet të çojë në Eurovzion, Gjon’sTears ka përmendur këngëtaren nga Kosova, Kidën.
“Aurela Gaçe e përfaqëson shumë mirë Shqipërinë. Ndërsa tek këta të rinjtë më pëlqen shumë Kida, kështu që pse jo ta përfaqësojë ajo Shqipërinë në Eurovizion”, është shprehur Gjon.
Ndër të tjera ai ka treguar se e dëgjon shpesh muzikën shqiptare, sidomos në makinë dhe një këngët që e dëgjon me volum të lart është “Mi Amore” e ErmalFejzullahut & Kidës.