Ndonjëherë çantat tona kanë plot gjëra të çuditshme dhe që nuk i përdorim kurrë. Pranojeni këtë dhe zbuloni se çfarë thotë më shumë horoskopi:
Dashi : Një pako patatina
Ju jeni gjithnjë në nxitim e sipër, prandaj nuk është çudi që keni gjithnjë një pako patatina apo diçka për të ngrënë, të fshehur në çantën tuaj.
Demi: Spray për fytyrën me lëndë minerale
Ju doni gjithnjë të dukeni në formën tuaj më të mirë, prandaj mbani këtë produkt me vete që mos t’ju humbasë shkëlqimi i përhershëm i fytyrës.
Binjakët: Fill dentar
Askush nuk do të ketë mbeturina ushqimesh të ngecura nëpër dhëmbë, kështu që ju i keni marrë të gjitha masat.
Gaforrja: Letra të lagura
Ju keni një rutinë fikse dhe doni që të jeni gjithnjë të freskët. Një plus tjetër, mund ta përdorni dhe për të hequr makeupin.
Luani: Prova për të shantazhuar dikë
Nuk lejoni askënd t’ju përbuzë, prandaj keni me vete gjithnjë prova për t’i bërë shantazh të tjerëve.
Virgjëresha: Të brendshme shtesë
Jeni të fiksuar pas higjienës, dhe gjithashtu duke qenë se bëni aktivitet fizik çdo ditë, një palë të brendshme shtesë janë ato që ju duhen.
Peshorja: Një varëse antike
Dashuroni çdo gjë të bukur, kështu që varëset e vjetra të familjes kanë shumë vlerë për ju. Por në vend që ta vendosni si pjesë e veshjes, preferoni ta ruani në çantë.
Akrepi: Një libër astrologjie
Dëshironi të dini gjithçka që ka përtej sipërfaqes, dhe ku ka më mirë se një libër astrologjie. Edhe në rast se takoni njeriun e jetës, mund ta pyesni për shenjën e horoskopit dhe të zbuloni gjithçka për të.
Shigjetari- Një maskë gjumi
Nëse do udhëtoni për pak orë, apo do kaloni natën të miqtë është e pamundur të mos keni me vetë një maskë gjumi. Ju nuk mund të mbijetoni pa gjumin tuaj të bukurisë?
Bricjapi- Spray piperi
Ju nuk keni besim te njerëzit, kështu që përgatiteni dhe për skenarin më të frikshëm. You got your oën back!
Ujori- Karta uljesh/dhuratash
Ju koleksiononi gjithçka dhe sigurisht që nuk mund të mungonin kartat e uljeve apo dhuratave. Edhe nëse i ka kaluar afati, edhe nëse nuk do i përdorni kurrë…
Peshqit- Fjalëkryq
Një njeri enigmatik si ju, nuk ka çfarë të bëjë tjetër në mjediset e mërzitshme. Kështu që vendosni në punë mendjen me një fjalëkryq që e keni gjithnjë me vete.