Meriton Mjekiqi ishte i ftuar në puntatën e dytë të emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.
Moderatori nuk mund të mos e suportonte reperin Don Xhoni në sfidën “Paintball” ndaj doli dhe ai në mes të skenës bashkë me reperin.
Një ndër pyetjet e sikletshme gjatë sfidës për Don Xhonin ishte se cila nga vajzat repere në tabelë ishte më pak e talentuara. Reperi nuk mundi të zgjidhte mes Taynës, Loredanës, Melindës dhe Rinës dhe ndërkohë që mendohej ndërhyn Meritoni teksa merr “armën” dhe e pyet kapitenin Flor Binaj: “A pi thu nga vajzat?”
Në këtë moment Meritoni gjuan “fytyrën” e reperit Noizy. Nuk dimë pse moderatori bëri këtë zgjedhje, por publiku në skenë dhe të ftuarit e tjerë u habitën.