Kaq të lirshme nuk e kishim parë ndonjëherë Rita Orën ...
Siç duket Festivali i Coachella-s ka çliruar bishën tek artistja me origjinë shqiptare, e cila para pak minutash ka postuar në Instagramin e sauj një video aspak të zakonshme. Teksa shfaqet duke kërcyer krejt pa komplekse në tingujt e muzikës, Rita e ka komentuar videon me mbishkrimin "Isha duke JETUAR". Madje pjesën e fundit këngëtarja ka zgjedhur ta shkruajë të gjithën me gërma kapitale, si për të theksuar rëndësinë e të jetuarit të momentit. Me siguri kjo shpjegon edhe veshjen ekstravagante të Ritës, apo kurorën prej princeshe në kokë. Shumë mund ta konsiderojnë si jo të hijshme një video të tillë, por për nga mesazhi i rëndësishëm që përcjell, ne i themi Rita Orës BRAVO!