Ajo madje është cilësuar si vera më romantike me të cilën bie lehtë në dashuri...
Ne të intv.al na pëlqen tej mase vera dhe mendojmë se të gjithë ata që e konsumojnë janë shumë tërheqës. Ka diçka tepër romantike (sidomos tek meshkujt) kur rrëkëllenjë gllënkën e parë, apo hapin tapën. Çfarë i bën ata kaq tërheqës? A është misteri? Romanca? Shija? Dikush të na e thotë…
Sipas ekspertëve kemi një përgjigje mjaft interesante. Mesa duket vera realisht të bën më tërheqës, dhe mbretëresha e tyre është Pinot Noir, lloji i verës e cila të fal një shije të ngjashme me atë të feromoneve që kanë meshkujt. Nëse iu ka zënë gjumi në orën e Kimisë, dhe nuk iu kujtohen çfarë janë feromonet atëherë po ja u bëjmë më të thjeshtë. Feromonet jane grimca te imta dhe mjaft potente. Udhetojne me ajer dhe stimulojne nervat ne hunde. Sinjalet me pas barten deri ne tru dhe shkaktojne ndjenjen e joshjes midis dy personave, por edhe kafshëve.
Shija e Pinot Noir është kaq e rrallë, por edhe sepse është e pasuruar me aromë të lehtë mjedre dhe lulesh. Sipas Magazine Wine, meshkujt prodhojnë më shumë androstenone se femrat dhe i rrushi përdorur për të bërë Pinot Noir ka një erë të ngjashme me këtë substancë të veçantë.
Ç’prisni atëherë? Hapeni atë shishe!