INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas shkencës, ushtrimet fizike mund t'ju bëjnë më të lumtur se paratë

Sipas shkencës, ushtrimet fizike mund t'ju bëjnë më të lumtur se paratë

Publikuar më: 18:32 17-11-2019

Ushtrimet fizike mund t’ju bëjnë më të lumtur sesa paratë.

Kjo është, në rrethanat e duhura, natyrisht. Dhe për ata që nuk janë duke ushtruar, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Kemi më shumë lajme të mira nëse vazhdoni të lexoni artikullin.


Ekziston një studim që tregon lidhjen midis lumturisë dhe ushtrimit, për t'ju ndihmuar të jeni më të motivuar gjatë seancave tuaja stërvitore. Studiuesit zbuluan se aktiviteti fizik i bëri subjektet të vlerësojnë shëndetin e tyre mendor në një mënyrë të ngjashme si njerëzit që fitonin shumë të ardhura në një punë.


E thënë kjo, kjo nuk do të thotë se duhet të stërviteni pa ndalje për orë të tëra. Nga ky studim i veçantë, studiuesit arritën në përfundimin se ushtrimi i tepërt mund të jetë po aq i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor njëlloj sikur të mos ushtroheshit fare.


Ata panë rezultatet më të mira nga njerëzit që ishin fizikisht aktivë 30 deri në 60 minuta, 5 herë në javë.

Ata gjithashtu zbuluan se disa sporte janë më efektive në lumturinë e disa personave. Përgjithësisht janë sportet në grup pasi i lejojnë anëtarët e ekipit të jenë sociale. Çuditërisht, gjimnastika dhe çiklizmi ofrojnë të njëjtat përfitime, pavarësisht se nuk klasifikohen si sporte në grup. Dhe si rezultat i fundit nga ky studim, vetëm 20 minuta stërvitje të përditshme mesatarisht intensive mund të ndihmojnë në rritjen e lumturisë tuaj deri në 12 orë.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441