INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas Telegraph, Berati është qyteti i dytë më i bukur në Europë

Sipas Telegraph, Berati është qyteti i dytë më i bukur në Europë

Publikuar më: 14:32 07-02-2017

Telegraf ka publikuar një artikull shumë interesant me 30 qytetet më të bukura në Europë.

Ndër to natyrisht bie në sy Berati, i cili është renditur i dyti në listën e gjatë me destinacione të veçanta për të vizituar në kontinentin e vjetër. Telegraph shkruan se renditja është marrë nga Shoqata Japoneze e Agjentëve të Udhëtimit (JATA). Lista erdhi si pasojë e një sfide që iu lëshua kësaj shoqate për të gjetur 30 destinacione të vogla, por shumë interesante, për të promovuar për pushuesit. Për Beratin veçohet lagjia e vjetër e qytetit, e quajtur “Mangalem”. E shtrirë në brigjet e lumit Osum, ajo është pjesë e Trashëgimisë Botërore të Unesco. Më pas shtohet gjithashtu se në kohërat mesjetare, Berati ishte një qytezë kufitare e Perandorisë Bizantine, çka dëshmohet edhe nga kalaja e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492