INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas votuesve nga e gjithë bota, Arilena Ara do të jetë fituesja e EUROVISION 2020 [VIDEO]

Sipas votuesve nga e gjithë bota, Arilena Ara do të jetë fituesja e EUROVISION 2020 [VIDEO]

Publikuar më: 13:05 10-02-2020

Wiwiwiblogs publikoi pak ditë më parë një sondazh, ku votues nga e gjithë bota mund të zgjidhnin këngën e tyre të preferuar të “Eurovision 2020”, e cila e meriton të fitojë festivalin këtë vit. Votat janë mbledhur dhe sot e njëjta faqe ka publikuar rezultatet e sondazhit, ku fituese është shpallur Arilena Ara me këngën “Shaj”.
Kënga e saj ka marrë 60.53% të votave, ose më saktë 4603 vota për ta fituar “Eurovision-in”. Ajo ka lënë në vend të dytë Spanjën me 29.52% të votave dhe Republikën Çeke me 9.94% të votave.
Për ta përfaqësuar siç duhet vendin tonë, Arilena po punon me dy fitues të “Grammys” për këngën e saj në “Eurovision”.

“Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, në Los Angeles, ku artistë si Michael Jackson kanë realizuar projektet e tyre.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.

Vota në total: 7,604

Favoritet e tua të Eurovizionit në 3 shkurt (2 akte)

Shqipëria: Arilena Ara - “Shaj” 63.01% (2,514 vota)

Spanja: Blas Cantó - “Universo” 36,99% (1,476 vota)

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109