INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sipas The Washington Times, Soros ka ndikuar në SHBA për lojëra politike në Shqipëri [FOTO][VIIDEO]

Publikuar më: 10:53 10-02-2017

Një shkrim me përmbajtje shqetësuese për vendin tonë ka publikuar Gazeta Washington Times në lidhje me marrëdhëniet e Sorosit me përfaqësuesin e ShBA -së në vendin tonë Donald Lu, madje dhe për ndikimin e tij të fortë në politikën shqiptare. Që në titull është e qartë se ndikimi është prezent, Soros “infekton” Departamentin e Shtetit luan lojra politike në Shqipëri.

Madje në shkrim përfshihet dhe Lu ku i drejtohen e disa pyetje si, A është në rregull për një ambasador të Shteteve të Bashkuara që të shantazhojë një parti politike në mënyrë që të mbështesë një palë tjetër, në një vend të huaj?"
"Çfarë ndodh nëse ky ambasadori i SHBA-ve bën përpjekje për të mbyllur hetimin e një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri, ndërsa predikonte në lidhje me nevojën për të marrë një qëndrim kundër korrupsionit zyrtar?".
Në shkrim flitet dhe për anullimin e vizave për shumë politikanë apo gjyqtarë e prokurorë.

"Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, duke punuar me partinë e Soros, tashmë në pushtet në Shqipëri, anuloi vizat e SHBA-së për rreth 70 anëtarë të Partisë Demokratike të opozitës, të cilët ishin për verifikimin për t'u emëruar si zyrtarë gjyqësorë në vend. Ambasada SHBA e mori këtë veprim përpara nisjes së procesit të verifikimit që do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin", shkruan gazeta.

sorrrrrrrr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545