Rikthimi i "Big Brother" në ekranin e Top Channel pas katër viteve kaloi çdo pritshmëri. Nisur kjo edhe nga fakti që për herë të parë ai nuk vjen në versionin klasik por me personazhe publike. Duke qenë se prej gati tre muajsh ka qenë kaq shumë i ndjekur dhe i komentuar të shtunën u lajmërua se finalja e madhe e cila ishte paralajmëruar të ishte në javën e dytë të janarit, tani do të jetë më 18 shkurt.
Dhe duke qenë se reality show do zgjasë edhe një muaj më shumë, do ketë edhe disa hyrje të reja. Kjo është bërë me dije edhe nga produksioni ditën e sotme në spotin e publikuar në rrjetet sociale.
News31 ka mësuar se një nga personazhet që do futet nesër në shtëpi është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna.
Sakaq, ende nuk dihen emrat e personazheve të tjera. Megjithatë nuk ka dyshime se dinamikat e lojës do ndryshojnë në vijim.