INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sipërfaqet pyjore në Shqipëri më të paktat në rajon! Për pasojë dëmet janë këto....[VIDEO]

Publikuar më: 09:44 25-06-2018

Rëndësia e sipërfaqeve pyjore është e jashtëzakonshme nëse e lidhim me shëndetin e qytetarëve, me erozionin apo ngrohjen globale. Niveli i ndotjes në ajër rritet kur prihen pemë dhe shkarjet e tokës bëhen të rrezikshme për banorët. Kjo po ndodh dhe në vendin tonë, pasi vitet e fundit qindra kilometra pyeje janë zhdukur. Banka Botërore ka publikuar një raport ku rezulton se në Shqipëri sipërfaqja pyjore është 7.715 km2. Në krahasim me dhjetë vite më parë situata është përkeqësuar, pasi 109 km2 pyje janë asgjësuar.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria është vendi më pak i pyllëzuar në rajon dhe renditet e fundit me 27% të sipërfaqes me pyje. Më pas vjen Serbia, që në raport me totalin e sipërfaqes së saj, 30% e zënë pyjet e ndjekur nga Maqedonia dhe Bosnja. Ndërsa shteti më i pyllëzuar rezulton Mali i Zi, ku 60% e sipërfaqes të këtij vendi zihet nga pyjet.
Ndërkaq në botë, Rusia, Brazili, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja janë shtete që kanë sipërfaqet më të mëdha pyjore me mbi 2.5 milionë kilometër katror.
Arsyet se përse në vendin tonë shumë pyje janë dëmtuar lidhen me faktin se në verë ndodhin shumë zjarre dhe e pjesa më e madhe rezultojnë të qëllimshme, pasi vetë banorët vënë flakën për të marrë tokat apo në disa raste të tjera ato i kthejnë në kullota për bagëtinë. Gjithashtu një shkak tjetër është dhe prerja në mënyrë të paligjshme e pyjeve me qëllim përdorimin e druve për t’u ngrohur gjatë dimrit apo dhe për fabrikat që bëjnë mobilie.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605