INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Sirena e vogël', Arieli i vjetër mbron të renë!

'Sirena e vogël', Arieli i vjetër mbron të renë!

Publikuar më: 11:21 09-07-2019

Aktorja dhe dubluesja Jodi Benson, që ka qenë zëri i personazhit Ariel në filmin e animuar të vitit 1989 “Sirena e vogël”, mbrojti zgjedhjen e Halle Bailey si protagonistja e versionit live-action, gjë që solli tepër polemika.

“Disney” u kritikua që zgjodhi një aktore ndryshe nga versioni i animuar, por Jodi Benson nuk është dakord me këto ankesa:

“Gjëja më e rëndësishme është të tregohet historia. Për mënyrën si jemi rritur dhe kemi rritur fëmijët tanë nuk shikojmë asgjë të keqe nga jashtë. Mendoj se është shpirti i personazhit që tregon ngjarjen. Zemra dhe shpirti. Nëse mbyll sytë, dëgjon gjithnjë shpirtin e Ariel”.

“Duhet të jemi narratorë. Nuk ka rëndësi si duket nga jashtë, nuk ka rëndësi raca, kombësia, ngjyra e lëkurës, dialekti, pesha, gjatësia. Duhet thjesht të tregohet historia. “Disney” ka për zemër narracionin dhe pikërisht këtë synon të bëjë”.

gw3ergvb23fd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543