INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siri Lanka i thotë “Stop!” thatësirës. Krijon shiun artificial

Siri Lanka i thotë “Stop!” thatësirës. Krijon shiun artificial

Publikuar më: 12:05 23-03-2019

Siri Lanka ka kryer me sukses një test për krijimin e shiut artificiale në një rajon malor ku kultivohet çaji. Vendi e ndërmori këtë masë pasi kjo zonë goditet shpesh nga thatësira.

Por si u realizua ky test?

“Një aeroplan i Forcave Ajrore spërkati kimikate në re rreth 8.000 metra lartësi , duke nxitur shiun artificial, i cili mbushi rezervuarët në tokë në mënyrë që sigurojnë ujë për të gjeneruar energji hidroelektrike”, tha Ushantha Warnakumara, një zëdhënës në ministrinë e energjisë.

Ministria vendosi të krijonte shira artificiale sepse sezoni i thatë ka ulur nivelet e ujit në rezervuarët që përdoren për të gjeneruar energji hidroelektrike.

Tailanda ka dërguar një ekip të veçantë për të nisur projektin, pasi më parë ka siguruar njohuritë teknike, për të krijuar shira artificiale.

“Shirat artificiale të së premtes ishin një projekt pilot dhe ishte shumë i suksesshëm,” tha Warnakumara.

Ai shtoi se ministria do të vazhdojë të krijojë shirat artificiale gjatë dy javëve të ardhshme në malin e ishullit, ku gjenerohet shumica e energjisë hidroelektrike të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773