INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Siri, vogëlushja e plagosur kërkon babanë, ja pamjet e 8-vjeçares që po përlotin botën [FOTO]

Publikuar më: 13:49 12-10-2016

Pamje të tjera tronditëse të një fëmije të plagosur vijnë nga Siria, duke shfaqur sërish tmerrin që civilët përjetojnë çdo ditë në vendin e tyre të dërrmuar nga lufta civile.

Grupi i aktivistëve prorebelëve opozitarë “Talbiseh Media Center”, nga qyteti po me të njëjtin emër Talhiseh, publikoi videon e vajzës së vogël të plagosur në një pavijon spitali, duke marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se 8-vjeçarja Aia, emri që ajo thotë në video, u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj pas një sulmi ajror. Mjekët thanë se ajo nuk kishte asnjë plagë kërcënuese për jetën, por tmerri që përjeton është mëse i qartë.

Në video, vajza e vogël qan dhe kërkon prindërit, të cilët bashkë me 3 motrat dhe vëllezërit e saj u nxorën gjallë po nga rrënojat e shtëpisë. Mësohet se familja e vajzës tashmë është bashkuar dhe po kërkon një vend për t’u strehuar, pasi shtëpia e tyre nuk ekziston më.

Disa pamje të tilla tronditëse nga Siria kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës, por fatkeqësisht nuk kanë kontribuar në ndalimin e konfliktit. Disa javë më parë, pamjet e Omranit 5-vjeçar në një ambulancë në Aleppo, ndërsa priste të mjekohej pas bombardimeve, sollën një reagim të ashpër civil.

Sikurse edhe vdekja e 3-vjeçarit Alan Kurdi, i cili u mbyt në përpjekjen për të kaluar Mesdheun me familjen e tij, për t’i shpëtuar luftës në Siri.

Article Logic
Execution time: 0.003737211227417