Zëdhënësi i frontit Al Nusra, që është degë e Al Kaidës në Siri, djali i tij dhe 20 xhihadistë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në verilindje të Sirisë.
“Abu Firas al Suri, djali i tij dhe së paku 20 xhihadistë janë vrarë nga sulmet ajrore në krahinën Idleb”:, ka thënë Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.
Siç thuhet sulmet i kanë kryer forcat ruse ose siriane. Al Suri, emri i vërtetë i të cilit është Radvan Namus, ka luftuar kundër sovjektikëve në Afganistan ku është njohur me Osama bin Laden dhe Abdullah Azam, para se të kthehen në Siri në fillim të luftës qytetarë në vitin 2011.