Ndërsa ende nuk është e sigurtë nëse do të ulet në stolin e Mançester Junajtid, Hose Mourinjo ka marrë një ofert për të drejtuar përfaqësuesen e futbollit në Siri.
Sipas britanikes “The Sun”, ekipi kombëtar sirian ka kërkuar që Mourinjo të bëhet trajner i saj pasi ata besojnë se nën drejtimin e ish-trajnerit të Chelsea-s munnd të kualifikohen në Kupën e Botës 2018.
Madje, përfaqësues të federatës siriane e kanë shprehur dëshirën e tyre duke i dërguar edhe një letër teknikut portugez.
“Dëshirojmë që ju të dini se ne jemi të hapur për të negociuar me ju kushtetet e nënshkrimit, pasi të dyja palët të arrijnë marrëveshjen”, thuhet në letër.
Pak muaj më parë u tha se Mourinjo kishte nënshkruar me “Djajtë e Kuq”, por mediat britanike e kanë vënë sot në dyshim duke shkruar se Van Galit mund t’i rinovohet kontrata.