INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siria një hendek i madh në marrëdhëniet SHBA-Rusi

Siria një hendek i madh në marrëdhëniet SHBA-Rusi

Publikuar më: 08:52 13-04-2017

Pavarsisht dëshirës për të krijuar ura lidhëse, Siria po tregon se mes presidentit amerikan dhe atij rus ekziston një hendek i pakapërcyeshëm.

Pikërisht në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson po takohej në Moskë me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, Donald Trump tha se Rusia po mbështeste një kafshë, në Sirinë e Bashar al Asadit.

Duke folur për rrjetin Fox Business, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur zemërimin e tij për sulmin kimik në Siri, që la të vdekur 89 persona.

"Të shohësh këta fëmijë të bukur, që kanë vdekur në krahët e baballarëve të tyre, apo të tjerë që gulçojnë dhe të dish se ka marrë fund për ta. Putin po mbështet një kafshë", tha Trump.

E megjithatë, presidenti amerikan u kujdes të theksonte se Amerika nuk do të ndërhynte më tej në Siri. Të ashpra kanë qenë edhe komentet e Putin.

"Ku është prova se trupat siriane kanë përdorur armë kimike. Nuk ekziston. SHBA shkeli ligjin ndërkombëtar dhe mund të them se niveli i besimit, veçanërisht në spektrin ushtarak është përkeqësuar", tha presidenti rus.

Megjithatë Putin vendosi të takojë Tillersonin, pasi ky i fundit zhvilloi bisedime me Lavrov gjatë vizitës në Moskë. Pas takimeve, Sekretari amerikan i Shtetit tha se lidhjet me Rusinë janë në pikën më të ulët e duhet të përmirësohen.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947