INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sistemi i ri i drejtësisë, ambasada amerikane ka një mesazh për gjykatësit

Sistemi i ri i drejtësisë, ambasada amerikane ka një mesazh për gjykatësit

Publikuar më: 20:52 28-08-2018

Ambasada amerikane i ka drejtuar një apel sot gjykatësve të ndershëm dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në një status në “Facebook”, ambasada thotë se në Shqipëri po krijohet një sistem drejtësie që i shërben vërtetë interesave të qytetarëve.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu ? https://bit.ly/2P7bVKk ”, shkruan ambasada amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051