Botërori Rusi 2018 ka qënë i mbushur me surpriza poashtu edhe me risi të reja.
Sistemi VAR (Video Assitant Referee) është lajtmotivi i Kupës së Botës dhe në shumë raste përdorimi i tij ka qenë efikas, duke minimizuar gabimet e mundshme të arbitrave.
Për punë ditësh pritet që në FSHF të organizohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, nga ku pritet që të vendosen ndryshimet dhe rregulloret e reja për sezonin e ri futbollistik në Shqipëri, 2018-2019.
Në këtë mbledhje parashikohet që të shqyrtohen edhe kërkesat e klubeve anëtare në FSHF për ndryshimet e rregulloreve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.
Prej kohësh është bërë e ditur se ka klube që kanë propozuar në Federatë rritjen e aktivizimit njëherësh të lojtarëve të huaj.
Partizani dhe Tirana janë promotorët e ndryshimit të këtij rregulli, ku shpresohet që numri të rritet të paktën edhe me një lojtar, nga katër që është tani në pesë.