INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e furnizimit me energji në Kukës, OST: Vijon të jetë me defekt linja 110 kv Kalimash-Kukës

Situata e furnizimit me energji në Kukës, OST: Vijon të jetë me defekt linja 110 kv Kalimash-Kukës

Publikuar më: 12:13 06-01-2017

Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, bën me dije se për shkak të kushteve shumë të ashpra të motit, veçanërisht në veri të vendit ka pasur defekte në linjat e transmetimit të energjisë elektrike, konkretisht linja 110 kV Kalimash - Kukës, e cila ka lënë pa furnizim qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.

Pavarësisht kushteve të motit dhe terrenit të ashpër, sqarojmë se ekipet e specialistëve të OST vazhdojnë punën pa ndërprerje në terren, duke ezauruar çdo mundësi për rikthimin e furnizimit me energji të kësaj zone.

Në një rast u ballafaquam me kalimin në hipotermi të specialistit të linjave, Ramadan Hallaçi, 57 vjeç

Mbi 25 vjet teknik linjash, punonjës i Njësisë Operative Shkodër, pjesë e OST.

Mbrëmë ishte në detyrë në brigadën e Kukësit, ku pasi riparoi pjesën e parë të linjës 110 kV Kalimash - Kukës të dëmtuar nga dëbora, vijoi punën për pjesën tjetër të linjës, mbi 20 km të gjatë.

Pas më shumë se 7 orë punë në shtyllë dhe në terren të vështirë, në zonën e Qaf Malit, me temperaturë -9* celsius, punonjësi pësoi hiportermi.

Aktualisht po kurohet në spitalin e Kukësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Theksojmë se nga ana e OSHEE, është e pamundur të ndërhyhet për riparimin e defekteve, pa riparuar më parë OST linjat e tensionit të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824