INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e rëndë në Idomeni, emigrantet në grevë urie, tërhiqen organizatat humanitare

Situata e rëndë në Idomeni, emigrantet në grevë urie, tërhiqen organizatat humanitare

Publikuar më: 13:50 23-03-2016

Është përkeqësuar situata në kampin e Idomenit, ku qindra mijëra emigrantë presin në kushte te mjerueshme hapjen e kufirit maqedonas. Ata kanë paralajmëruar vijim të protestave dhe greve urie deri në zgjidhjen e situatës së tyre, teksa ogranizatat humanitare kanë lajmëruar largimin e tyre, duke e cilësuar situatën të rrezikshme.

Vijonë tensionet në kufirin greko-maqedonas, aty ku emigrantët vazhdojnë protestat kundër mbylljes së kufirit. Refugjatët fjetën në shinat e trenit në shenjë proteste dhe po ashtu bllokuan një kamion që po transportonte ushqim për në kamp. Ndërkohë dje gjatë ditës disa protestues tentuan t’i vendosnin flakën vetes. Ata kërkojnë që kufiri të hapet dhe të vijojnë udhëtimin e tyre për në vendet e Europës perëndimore.

Rreth 12.000 refugjatë ndodhen në kampin e Idomenit dhe ende nuk dihet se si do të zgjidhet kjo situatë, duke qënë se edhe marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Turqisë nuk e ka përfshirë çështjen e emigrantëve të bllokuar në Idomeni. Refugjatët thanë gjatë protestës së nuk do të lejojnë ushqim dhe ujë të hyjë në kamp deri sa kufiri të hapet.

Organizatat humanitare që po operojnë në kamp deklaruan se për momentin do ta ndërpresin punën pasi situata është shumë e tensionuar dhe nuk mund të garantohet siguria e stafit të tyre. Gjatë mëngjesit emigrantët nuk i lejuan punonjësit e këryre organizatave të shpërndanin ushqim.

Autoritetet greke kanë dërguar forca të shtuara policie për të mbajtur nën kontroll situatën e tensionuar. Aktualisht Greqia është strehë e më shumë se 43 mijë emigrantëve, ndërsa të tjerë vijojnë të mbërrijnë në brigjet greke pavarësisht marrëveshjes së arritur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0042340755462646