INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Situata e Shkozës s’ia vlen të komentohet”, Basha reagon ashpër ndaj Ramës: 400 familje po hidhen në rrugë

“Situata e Shkozës s’ia vlen të komentohet”, Basha reagon ashpër ndaj Ramës: 400 familje po hidhen në rrugë

Publikuar më: 19:49 22-09-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga New York-u, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku u shpreh se nuk do të ketë legalizime për shtëpitë që janë pa leje, dhe se Shkoza nuk përfaqëson asgjë.

Kreu i demokratëve me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat ka reaguar duke thënë se kryeministri bezdiset kur e pyesin për hallet e vendit, e ndërsa shton se Shkoza përfaqëson mashtrimin e Ramës. Më tej Basha thotë se Shkoza përfaqëson bandën politiko-kriminale që ka marrë peng Shqipërinë dhe të ardhmen tonë.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Drama e 400 familjeve qe po hidhen ne rruge, nuk përfaqëson asgjë, thotë Rama i bezdisur kur pyetet në New York per hallet e vendit. Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyre te Rames qe ju premtoi legalizim ne fushate, dhe pas zgjedhjeve u ve rruspen. Shkoza përfaqëson krim prej pushtuesi mbi mijëra fëmijë, prindër e te moshuar nen terror dhe dhune fizike dhe psikologjike. Shkoza përfaqëson bandën politiko-kriminale qe ka marre peng Shqipërinë dhe të ardhmen tonë. Shkoza përfaqëson pësimin që duhet berë mësim se kush dhunon apo blen votën sot, te dhunon shtëpinë, fëmijët dhe jetën nesër.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654