INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e tensionuar Llalla-Lu, reagon Bashkimi Evropian [FOTO]

Situata e tensionuar Llalla-Lu, reagon Bashkimi Evropian [FOTO]

Publikuar më: 18:41 03-02-2017

Situata e tensionuar mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, nuk ka kaluar pa u vënë re nga Bashkimi Evropian. Me anë të një deklarate, Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen ndaj ambasadorit amerikan Lu dhe vlerësimin në bashkëpunimin me BE për reformën në drejtësi.

Reagimi i Bashkimit Europian:

BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Sh.T. Z. Donald LU.

BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional.

Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE-SHBA.

Bashkimi Evropian ka reaguar sot për përplasjen mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Përmes një deklarate për shtyp, BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Sh.T. Z. Donald LU.

BE thekson se bashkëpunon ngushtë me SHBA për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një gjyqësori të pavarur.

Article Logic
Execution time: 0.0018250942230225