E ndërsa në Shqipëri çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj ka shkaktuar trazira politike, dy ambasadorët më me infulencë në vendin tonë, drekojnë së bashku në qendër të Tiranës.
Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-Romana Vlahutin duket se këtë drekë do ta shfrytëzojnë për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me argumentin se ka penguar drejtësinë të veprojë mbi vëllanë e tij të dënuar për trafik droge në Itali. Ndërkohë, kryeministri Rama i ka përdorur si mburojë dy ambasadorët, teksa disa ditë më parë ai tha se po të kishte gisht Fatmir Xhafaj do të kishte folur ambasadori Lu. Ndërkohë, dje u shpreh se “Zyra e BE në Tiranë konfirmoi se Xhafaj nuk ka trafikuar Kodin e Procedurës Penale për ekstradimet, pasi ai është bërë nën mbikqyrjen e tyre”.