Situata e zjarreve vijojnë te jetë kritike në vendin tonë.
Nga dita në ditë shtohen vatrat e reja të zjarrit, vetëm në këto 24 orët e fundit janë regjistruar 8 vatra të reja zjarri në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, 88 punonjës të Pyjores, të DMZ, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.