INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata energjitike, Fierza në gjendje kritike

Situata energjitike, Fierza në gjendje kritike

Publikuar më: 12:37 18-08-2017

Të dhënat e fundit për kaskadën e Drinit reflektojnë një situatë gjithmonë e më kritike sidomos për Fierzn, që është edhe hidrocentrali kryesor. Fierza ka prekur nivelin 263.13 metër shifër që tregon rënie krahasuar me të dhënat e dy javëve më parë kur regjistronte 269.80 metra.
Nga ana tjetër vihet re një rritje e vogël e prurjeve që dy javë më parë ishin 25 m3/s ndërkohë që së fundmi këto prurje janë në nivelet e 50 m3/s.
Temperaturat  e larta dhe mungesa e reshjeve duket se nuk po ndihmojnë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, e cila është duke kërkuar një balancë mes menaxhimit me eficencë të rezervës ujore të disponueshme, por edhe garantimit të një sasie energjie që ngushton lehtë varësinë nga importet. Ndaj KESH ka vendosur të rrisë kontributin e tij me një prodhim disi më të lartë se dy javë më parë.
Ky është muaji i dytë që vendi furnizohet kryesisht nga importi ndërkohë që gjasat janë që edhe shtatori të sigurohet me importe.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275